Policia “blic” në Laç e Mamurras, kontrolle në disa subjekte

schedule22:51 - 3 Mars, 2020

schedule 22:51 - 3 Mars, 2020

Burime  për ABC News bëjnë me dije se policia e shtetit është duke zhvilluar kontrolle të befasishme në qytetin e Lacit, dhe të Mamurrasit kundër lojërave të fatit.

Në këtë aksion janë të përfshira edhe efektivët e Policisë së Lezhës dhe të Kurbinit.

Disa javë më parë, më 20 shkurt, Policia e Shtetit finalizoi operacionin ‘Fati i Lojërave’ ku u arrestuan 115 persona. Operacioni u zhvillua në 8 qarqe në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League.

Gjatë operacionit ‘blic’, forcat policore sekuestruan 172 mln lekë të vjetra, 40 kompjuterë dhe një armë zjarri pistoletë./abcnews.al