Policia belge “në këmbë”, rreth 300 të dënuar do të transferohen sot në burgun e ri

schedule12:27 - 11 Mars, 2023

schedule 12:27 - 11 Mars, 2023

Të paktën 200 oficerë burgu dhe 232 policë janë vendosur në gatishmëri për transferimin më të madh të të burgosurve ndonjëherë në Belgjikë. Sipas agjencisë belge të lajmeve, 271 të burgosur do të transferohen sot nga burgu i vjetër Derdermonte në Flanders Lindore në godinat e  reja.

Transporti i parë është bërë në orën 6.45 të mëngjesit të së shtunës dhe pritet që furgonët e policisë të bëjnë 34 rrugë. Operacioni përfshin katër automjete transporti të të burgosurve, një helikopter, një avion, një dron, tetë qen nuhatës të drogës dhe katër qen patrullimi.

“Ndërtimi i burgut të ri Derdemonte filloi në gusht të 2020 ”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndërsa përfundoi në dhjetor 2022. Pothuajse të gjithë të burgosurit do të mbahen në izolim. Për shkak të mbipopullimit, 20 njerëz flinin në një dyshek në dysheme në burgun e vjetër , i cili u hap në 1863 dhe fillimisht ishte planifikuar për 159 të burgosur, raportoi gazeta La Libre.

Në burgun e ri, do të ketë 680 kamera vëzhgimi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!