Policia bastis zyrat e KEK-ut priten arrestime

schedule15:05 - 19 Prill, 2023

schedule 15:05 - 19 Prill, 2023

Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në zyrat qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës-KEK në Prishtinë.

Mësohet se bastisja është bërë nga hetues të krimeve ekonomike. Motivet janë rreth një tenderi për njërin prej termocentraleve.

KosovaPress ka kontaktuar zëdhënësin e KEK-ut, Skënder Bucollin, por ai nuk ka konfirmuar bastisjen. Deri në momentin e publikimit të lajmit, as Policia dhe as Prokuroria Themelore nuk kanë kthyer përgjigje për këtë rast./Kosova Press

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!