Policia arreston të miturin me pistoletë në çantë në Sukth: Rrezikon 7 vite burg

schedule13:54 - 23 Shtator, 2020

schedule 13:54 - 23 Shtator, 2020

Një i mitur 14-vjeçar me iniciale A.V është arrestuar nga policia pasi është kapur me armë me vete, gjatë kontrollit fizik në afërsit të stacionit të Trenit në Sukth. Policia i ka gjetur atij në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet. Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrëspër veprime të mëtejshme.

“Vijon zbatimi i Planit të Masave në të gjithë qarkun e Durrësit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në të gjitha fushat, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që mbajnë armë zjarri pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Arrestohet në flagrancë një 14-vjeçar, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të Planit të Masave, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje në Sukth.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin A. V., në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet”, njofton policia./mv. abcnews.al