VIDEO/ Policia “arreston” Mbretëreshën në Kukës pas padisë së Safet Gjicit

schedule15:37 - 19 Shtator, 2022

schedule 15:37 - 19 Shtator, 2022

Policia e Kukësit e ka zhvendosur nga sheshi i Pallatit të Kulturës bustin e Mbretëreshës Elisabeth II, e cila ishte vendosur aty nga persona ende të panjohur në shenjë respekti. Gjithçka ndodhi pasi kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u ndje i fyer nga ky veprim, ku me sa duket ai ka patur në plan ndonjë vepër edhe më cilësore në nder të Mbretëreshës.

Lexo edhe: Safet Gjici fyhet nga busti i Mbretëreshës në Kukës, bën padi. Policia e heq nga qyteti: Mister kush e vendosi

Mësohet se Safet Gjici ka bërë padi në polici për vendosjen e bustit duke theksuar para oficerëve të policisë gjyqësore se ky veprim kishte fyer komunitetin kuksian.

Pas heqjes nga sheshi, busti është dërguar në ambientet e rajonit të Policisë së Kukësit, ku efektivët janë duke bërë procedurat për të gjetur personat që e vendosën aty duke paragjykuar qëllimin e mirë të tyre me sa duket.

Lexo edhe: Kukësi sfidon Hasin, busti i Mbretëreshës Elizabet shfaqet në mes të qytetit, mister autorët e veprës artistike

Duket se “fjalën” për bustin e Mbretëreshës Elisabeth do ta mbajnë vetëm hasjanët, të cilët kanë premtuar vendosjen e bustit aty, i cili do të ngrihet me paratë e “çunave të Londrës”. /abcnews.al