Policia e shtetit i ka bërë apele të gjithë qytetarëve që janë duke protestuar që të ruajnë qetësinë dhe të mos hedhin kapsolle në drejtim të efektivëve të policisë.
Apeli i Policisë së Shtetit:
“Ruani gjakftohtësinë. Ruani qetësinë. Mos hidhni kapsolla në drejtim te punonjësve të policisë. Mos u përplasni me punonjësit e policisë. Të nderuar organizatorë të protestës. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kane mbuluar fytyrën me shall e maska ose te zbulojnë fytyrën ose t’i largoni menjëherë nga protesta. Sipas ligjit për tubimet mbulimi i fytyrës dënohet deri në 6 muaj burg. Ju si organizatore te tubimit mbani përgjegjësi ligjore për mbarëvajtjen e tubimit”./abcnews.al