Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Vlorë në kuadër të një operacioni të nisur nga policia për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Burime bëjnë me dije për ABC, se të arrestuarit janë konstatuar me armë pa leje me vete në momentin e kontrollit nga policia, ndërsa mes disa prej tyre është regjistruar edhe një konflikt.
Operacioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa detajet pritet të bëhen publike përmes një komunikate për shtyp nga Policia e Shtetit. /Abcnews.al