Pas Shkodrës dhe Elbasanit në Berat, policia ka ngritur postblloqe dhe po zhvillon aksione. Sipas informacioneve, policia ka intensifikuar kontrollet në goditje të individëve, apo grupeve kriminale.
Në rrugët kryesore shumë makina me xhama të zinj janë bllokuar, por dhe një numër i lartë i personave janë kontrolluar fizikisht, u janë kontrolluar mjetet e tyre dhe dokumentacioni.
Aksione janë zhvilluar në vendin e quajtur “Kthesa e Poshnjes”, “Kombinat”, “Uznovë”. Ato vazhdojnë ende, ndërkohë që policia e Beratit do të japë së shpejti rezultatet e tij./abcnews.al