Policia aksion gjatë fundjavës, pezullon 23 leje drejtimi, arreston 6 drejtues mjetesh

schedule08:15 - 4 Tetor, 2020

schedule 08:15 - 4 Tetor, 2020

Gjatë monitorimit me radar në aksin rrugor Sauk-Teg, Policia bën me dije se janë pezulluar 23 leje drejtimi, nga këto 12 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Sipas policisë nga kontrolli me radar, mësohet janë regjistruar shpejtësi nga 151 km/h deri në 173 km/h.

Ndërkohë 6 drejtues mjetesh janë arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.

Informacioni

Vijon monitorimi me Radar  në Sauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtues mjetesh: Rruga është e të gjithëve dhe jeta është e shtrenjtë. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës.

23 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll, nga këto 12 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

6 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.

Edhe pse kontrollet janë shtuar së tepërmi në akset me risk, edhe pse gjatë fundjavës ka akoma më shumë kontroll, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon.

Për disa orë monitorim me Radar janë evidentuar shpejtësisë që varionin 151 km/h – 173 km/h në aksin Sauk – Teg, , shpejtësi që vrasin jetën

Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjegjshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë, për disa orë, në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan janë konstatuar dhe pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat variojnë nga 151 km/h – 173 km/h, .rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.26 mg/l deri 0.49 mg/l./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!