Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Polici shpallet “dëshmor i atdheut”/ Fier, nderohet efektivi i shqiponjave, Novruz Cenalia

schedule15:44 - 13 Maj, 2026

schedule 15:44 - 13 Maj, 2026

Dy vite pas vrasjes së Novruz Cenaliajt në Baltëz të Fierit, efektivit të ndjerë do I jepet titulli “Dëshmor i Atdheut”.

Familjarë, kolegë dhe të afërm të efektivit të “Shqiponjave” morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në varrezat e fshatit. Një ceremoni e heshtur, por me jehonën e dhimbjes së familjarëve, miqve dhe kolegëve të policit të vrarë.

Jashtë kamerave, Asllan Cenalia, babai I të ndjerit tha se i biri foli për shpejtësinë e makinës, veprim me pasoja të cilat u panë edhe në Durrës. Familjarët morën lajmin për titullin që pritet t’i jepet të ndjerit në fundjavë si “Dëshmor I Atdheut”.



Procedurat përkatëse priten në ditët në vijim për zhvendosjen e eshtrave në varrezat e dëshmorëve në kryeqytet, ku I ndjeri do të prehet përfundimisht.

Në 13 Maj të vitit 2024, Novruz Cenaliaj u vra në qendër të fshatit Baltëz, pasi debatoi me Azgan Mernicën për shpejtësinë me të cilën ky i fundit, po drejtonte makinën.

Mernica e qëlloi me pistoletë efektivin duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja tronditi komunitetin e zonës dhe mbarë opinionin duke u cilësuar si një nga goditjet më të rënda ndaj Policisë së Shtetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!