Polici që u qëllua për vdekje nga i biri po luante me shokët, 7-vjeçari mori armën nga çanta

schedule14:30 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 14:30 - 20 Dhjetor, 2020

Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të diel në zonën e Kopshtit Zoologjik ku një djalë 7-vjeçar ka qëlluar pa dashje të atin me armë zjarrin të atin. Ai ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë.

Burime bëjnë me dije për ABC se viktima Roland Bicerri ka qenë në një bilardo në këtë zonë duke luajtur me miqtë e tij. Djali në këtë moment ka marrë armën nga çanta e të atit dhe në këtë moment e ka shkrepur pa dashje.

Policia njoftoi se grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!