Polici në banesën ku u vra në mënyrë makabre 20 vjeçarja greke: Foshnja po përpiqej ta zgjonte

schedule08:08 - 13 Maj, 2021

schedule 08:08 - 13 Maj, 2021

Kryetari i Shoqatës së zyrtarëve policorë të Atikës Juglindore, George Kalliakmanis , këtë të hënë ka dhënë detaje në lidhje me momentet e para të krimit makabër që ka tronditur Greqinë ku një 20 vjeçare është vrarë në mënyrë mizore.

Mediat greke bëjnë me dije se policia ka gjetur të ulur pranë nënës 20 vjeçare që u vra nga hajdutët foshnjën e saj vetëm 11 muajshe e cila po përpiqej që ta zgjonte atë.

Polici thekson se është shokuar nga ajo që ka parë brenda shtëpisë ku burri ishte i lidhur, nëna 20 vjeçare ishte e pajetë në dysheme dhe foshnja e saj vajzë nuk po qante por po përpiqej që ta zgjonte të ëmën.

Ndërkohë në lidhje me bashkëshortin e viktimës policia ka bërë me dije se për një moment i tronditur nga ajo që kishte përjetuar kishte humbur ndjenjat.

Ndër të tjera policia bën me dije se një ndër shkaqet se pse autorët kanë vrarë 20 vjeçaren është se ajo mund të ketë parë tiparet e tyre dhe mund të ishte e lehtë që të identifikoheshin.

Gjithashtu mediat bëjnë me dije se grabitësit para se të vrisnin nënën, i kanë drejtuar armën foshnjës duke kërcënuar prindërit e saj që të tregojnë ku i kanë paratë. e.su./abcnews.al