Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihen pamje të rënda të një oficeri policie i cili shtyn nga ura një protestues. Sipas mediave polici në fjalë kishte një urdhër arresti për të larguar protestuesit. Protestuesi ka rënë nga ura Pio Nono dhe është plagosur rëndë, raporton protothema.
Polici akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.
16 vjeçari mbijetoi, pavarësisht se ra nga një lartësi prej shtatë metrash. Ai pësoi goditje në kokë dhe fraktura në kyçet e tij, sipas mjekëve. Gjendja e tij është e qëndrueshme, transmeton abcnews.al
Rikujtojmë se në tetor dhe nëntor të vitit 2019, mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e Kilit çdo ditë ndaj pabarazive vend.
Ata bënë thirrje për një qasje më të mirë në sistemin shëndetësor dhe institucionet arsimore dhe për largimin e qeverisë nga modeli ekonomik neoliberal. Forcat e sigurisë, si policia ashtu edhe ushtria akuzohen se kanë shkaktuar 30 viktima.
Sipas Institutit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut, të paktën 460 protestues pësuan lëndime në sy gjatë protestave dhe trazirave të vitit të kaluar, ndërsa policia hodhi qëllimisht gaz lotsjellës tek dhjetëra protestues.
Dy nga të plagosurit pësuan verbëri totale, ndërsa 35 protestues të tjerë humbën shikimin në një sy. Dy oficerë policie u arrestuan në fund të gushtit. s.ba/abcnews.al