Policët në lot në protestën në Drenas

schedule17:09 - 8 Shkurt, 2019

schedule 17:09 - 8 Shkurt, 2019

Emocione të forta në protestën e zhvilluar në Drenas në mbështetje të vajzës 16-vjeçare, e cila u abuzua seksualisht nga një agjent policie për disa muaj. Protestuesit janë rreshtuar pro dhe kundër policisë.

Kanë qenë të shumtë protestuesit e mbledhur para shkollës “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” për të marshuar drejt stacionit policor në Drenas. Për të monitoruar situatën dhe mbarëvajtjen e protestës, pjesëtarët e policisë janë vendosur para protestuesve. Por, thirrjet kundër Policisë kanë prekur zyrtarët policor që ishin në detyrë, të cilët kanë nisur të qajnë.

Disa nga protestuesit kur kanë parë skenën kanë vendosur t’i përqafojnë dhe ti mbështesin duke brohoritur “Policia është e jona”. Protesta u organizua si reagim ndaj abuzimit të një 16-vjeçareje nxënëse në këtë shkollë, e cila është abuzuar nga një agjent policie për disa muaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!