Trazirat dhe turbullirat janë të ngjizur në qenien e Peter Handkes në raport me shqiptarët. Botimi i vitit 2020 “Një brengë përtej ëndrrës”, fitues për nobelin foli shqip në 1997, shpjegon redaktorja Mariana Ymeri.
“ Në atë kohë kaloi pa zhurmë, pas edhe autori nuk ishte shumë i njohur në Shqipëri. Në Austri dhe në gjithë botën, ka qenë shumë i njohur, pasi ka qenë një shkrimtar rebel dhe luftarak”, shprehet ajo.
Zhurma e këtij autori për tezat e tij antishqiptare, ka futur në mendime edhe botuesit.
“E menduam, diskutuam me shumë njerëz dhe mjaft ekspertë të letërsisë, por në fund vendosëm vetë. Pasi është mision i botuesit që të sjellë letërsinë më të mirë, aq më tepër letërsinë e nobelistëve. Pjesa e kontestimeve ka të bëjë jo me nivelin letrar të autorit, por më shumë ka të bëjë me deklaratat e tij politike”, sqaron më tej ajo.
Megjithatë, Hndke e humbi shansin e tij për ta ridemsionuar ndryshe veten përmes nobelit.
Por a duhet ndarë, autori nga vepra?
“Shembujt janë të panumërt për autorët të cilët kanë marrë çmime të rëndësishme dhe më pas kanë dalë në pah anë të errëta si të rekrutuar në sisteme diktatoriale.
por ne jemi të interesuar tek vepra letrare, pasi veprën publicistike ku ai shpalos tezat e tij politike nuk do e botojmë”, shprehet ajo.
Kjo konsiderohet si vepra më e mirë e tij. Ai portretizon nënën e tij dhe dashurinë për të, në një moment tragjik, pas vetëvrasjes së saj në moshën 51 vjeçare. Lajm të cilin e merr vesh, përmes një gazete. Përmes portretit të nënës ai sjell edhe autoportretin e tij.
Ymeri thotë se nëna e tij është produkt i kohës, por është mjaft aktuale në botën shqiptare edhe sot.
“Kur mbyll librin atëherë mendon gjatë, për një nënë e cila është viktimë e vlerave që janë të gabuara”, shprehet më tej ajo.
Edhe pse vepra ka pak ditë në librari kureshtja për të është e madhe.
Një gjë është e sigurt se pas përfundimit, lexuesi do të futet thellë në mendime duke reflektuar në raport me marrëdhënien e tij me nënën.
Mbi librin
Në numrin e së dielës së Volkszeitung, një gazetë e Kwrntnerit, në rubrikën të ndryshme shkruhej: “Në të gdhirë të së shtunës, një shtëpiake pesëdhjetenjëvjeçare nga A. (komunë e G-së) vrau veten, pas marrjes së një doze të tepërt ilaçesh gjumi”.
Fillon kështu përballja e jashtëzakonshme e Peter Handkes me vdekjen e së ëmës. Në një përpjekje të dhimbshme dhe të guximshme për t’u marrë me tmerrin gati të padurueshëm të vetëvrasjes, ai zë e bashkon ngjarjet e jetës së saj.
Çka del është portreti i dashur i një gruaje të pikëlluar. Një gruaje të padukshme. Që e jeton jetën në vitet e nazizmit në Austri, në Luftën e Dytë Botërore dhe deri te Europa e frikur e pasluftës.
Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë – Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin – por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar. Buzëqeshja e humbur rilind si një ngërdheshje, ëndrrat e së ardhmes rrëgjohen e kthehen në përralla të së kaluarës. Në fund të një jete banale dhe të kursyer në ndjenja, në përpjekje për të ruajtur dukjen, kjo grua shpall papajtueshmërinë me botën dhe vendos të vetëvritet. Është vetëm pesëdhjetë e një vjeç.
Përballë kësaj vetëvrasjeje – lajmin e mëson nga gazetat – shkrimtari austriak asokohe i ri në moshë, ndien nevojën të kompensojë me fjalë atë jetë të pajetuar. E bën këtë duke iu drejtuar rrëfimit, si gjithmonë. Por kësaj here nuk ia del t’i shohë gjërat nga larg, sepse rrëfimi për nënën flet për një jetë të prerë në mes nga një epilog tragjik, i vullnetshëm.
Fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë, 2019.

