Polemikat të pashmangshme në Francë, zbulohet plani i ri për futbollin

schedule12:58 - 23 Maj, 2020

schedule 12:58 - 23 Maj, 2020

Franca i vuri kyçin futbollit prej pandemisë së koronavirusit. Vendimi i qeverisë, për të ndaluar futbollin deri më 1 shtator bëri që të merrej edhe vendimi për mbyllen e kampionateve para kohe. Kjo solli shumë polemika, që do i të shtohen edhe më shumë pas këtij zbulimi.

Sezoni i ri futbollistik do të nisë në muajin gusht, edhe pse qeveria ka vendosur ndryshe. Ligue 1, sipas procesverbalit të CA, pjesë e LFPfr, zbulohet se do të nisë më 23 gusht, kurse një ditë më parë rindez motorët Ligue 2.

Kjo nënkupton që klubet do të mund të stërviten të paktën nga muaji korrik, për të qenë gati për sezonin e ri futbollistik. Në këtë periudhë shumë kampionate europiane do jenë duke u luajtur, kurse në Francë do tentojnë të rikapin formën dhe të bëhen gati për sezonin e ri. /abcnews.al