Pohimi që nxiti dyshimet e para të policisë, si u kap “mat” greku që vrau gruan dhe akuzoi shqiptarët

schedule12:34 - 21 Qershor, 2021

schedule 12:34 - 21 Qershor, 2021

Policia greke zbërtheu hap pas hapi gënjeshtrën e 32-vjeçarit Babis Anagnostopoulos, i cili më pas pranoi vetë se kishte vrarë duke i zënë frymën me jastëk bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline.

Një ndër detajet që i bëri përshtypje oficerëve të policisë që kontrolluan shtëpinë ishte dëshmia e 32-vjeçarit se gjatë momenteve që ishin kërcënuar nga grabitësit, ai i kishte thënë atyre se mbahte fshehur 9 500 euro në një kuti me mbishkrimin “Monopoly”, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, gjatë verifikimeve, policët kishin konstatuar se kutia ishte hapur me kujdes dhe nuk ishte grisur ose hapur me shpejtësi siç ndodh shpesh gjatë grabitjeve, ku autorët nuk kanë kohë për “t’u sjellë mirë”.

Ka qenë pikërisht ky detaj, bashkuar edhe mjaft të tjerëve që çuan pas hekurave   Babis Anagnostopoulos. Ky i fundit deklaroi ndër të tjera edhe se kishte dëgjuar grabitësit të flisnin shqip një moment me njeri-tjetrin, gjë e cila ka shkaktuar mjaft reagime sëfundmi në komunitetin shqiptar në Greqi.

Policia hodhi poshtë çdo pretendim të tijin duke zbuluar se në fakt, Carolinë u vra prej bashkëshortit dhe në ngjarje nuk ishte përfshirë askush tjetër dhe aq më pak ndonjë shqiptar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!