Pogradeci i Lasgushit, i preferuar nga pushuesit e moshës së tretë: Na shtyn dashuria për shkrimtarët

schedule13:04 - 23 Gusht, 2020

schedule 13:04 - 23 Gusht, 2020

Moshat e treta janë pushuesit më besnikë të Pogradecit. Shumë nga ta kthehen çdo vit dhe veç reklamës që i kanë bërë me veprat e tyre Lasgushi dhe Mitrushi e preferojnë dhe për arsye të tjera.

“Ndje qetësi shpirtërore dhe dashuri për pogradecarët që janë shumë të pritshëm dhe shumë të sjellshëm. Të gjitha këto bashkë na bëjnë që të vijmë çdo vit,” thotë një pushues për Abc News.

“Na mbushen mushkëritë sa vijmë këtu nga mëngjesi deri në darkë…”

“Unë vij nga Tirana. Të them të drejtën, kam njohur një perlë. Lum kush jeton në Pogradec,” thotë një tjetër pushuese

Kjo zonjë ka dhe një këshillë për banorët e Pogradecit:

“Pogradeci nuk është mbytur nga ndërtesat e larta ndaj dhe qytetarët duhet ta ruajnë kështu siç është mos lejojnë të ndërhyhet.”

Klima, ajri i pastër, gatimet tradicionale dhe mikpritja bëjnë që pushuesit të kalojnë ditë të mrekullueshme në qytetin e Pogradecit. /abcnews.al/