Pogradeci, destinacion i preferuar për të huajt. Turistët: Vend i mrekullueshëm, liqeni është fantastik

schedule12:57 - 31 Maj, 2025

schedule 12:57 - 31 Maj, 2025

Pogradeci, me natyrën e bukur dhe bregun liqenor prej 34 km, mbetet një destinacion i preferuar jo vetëm për vendasit, por dhe për të huajt.

Numri i turistëve, këtë fillim vere është i madh, kryesisht nga qytetare gjermane dhe austriake.

“Unë vij nga Austria, në fakt jemi për te dytin vit radhazi në Shqipëri. Është një vend i mrekullueshëm sidomos liqeni është fantastik. Na pëlqejnë malet që e rrethojnë qytetin dhe vet qyteti është shume i bukur, madje sot është një festival dhe ne po e shijojmë shumë”, është shprehur turisti austriak.

Natyra dhe liqeni janë ato çka pëlqejnë në këtë qytet, duke e bërë pjesë të guidave të tyre gjatë vizitave në Ballkan.

“Unë jam nga Gjermania dhe jam këtu për 1 muaj tani për të diskutuar me një guidë partnere disa ide për bashkëpunim. Sot jam shumë i kënaqur me çfarë po shikoj duket shumë bukur”, ”është shprehur një tjetër turist i huaj.

Duke marre shkas nga numri i lartë i vizitorëve, bashkia e qytetit e çeli zyrtarisht sezonin turistik me herët.

Kreu i bashkise Ilir Xhakolli, u shpreh se Pogradeci tashme është bërë pjese e guidave jo vetëm rajonale në Qarkun e Korçës, por edhe ato në vendet fqinje.

Janë bërë pjesë të guidave të përbashkëta dhe me Strugën dhe Ohrin, ku grupet turistike të vizitojnë këto vende.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!