Në Velçan të Pogradecit jeton familja e 15 vjeçares e cila lindi fëmijën e njeriut që e përdhunoi. Ai është fqinji i saj i cili aktualisht është në burg dhe ADN vërtetoi se akuzat e minorenes ishte të sakta.
U duhet të mësohen me këtë fakt të tmerrshëm. Do të rrisin fëmijën e një përdhunuesi. Me këtë mendim kalojnë ditët këtu në familjen Biba në Velçan të Pogradecit.
15-vjeçarja së bashku me nënën e saj janë të mbushur me lot. E zemëruar tregon se familjarët e 55-vjeçarit i shkojnë shpesh në shtëpi duke i ofruar lekë në këmbim të faljes.
“Në orën 12:00 të natës vijnë natën këtu i thonë na i fal të japim kaq pare të nxjerrësh babin nga burgu”.
Në mars të vitit 2017 e mitura denoncoi fqinjin e saj Ligor Biba për përdhunim dhe që kishte mbetur shtatzënë. Fillimisht 55-vjeçari i mohoi akuzat dhe kërkoi ADN pasi të lindej fëmija.
Dhimbja e madhe që i është shkaktuar kësaj familje shtohet pas çdo kërcënimi që i bëhet çdo pjesëtari të saj. Nëna shprehet se kjo gjendje është e padurueshme, ndërsa presin që drejtësia të vihet në vend.
“S’ia fal më Arif Bibës, atje të rrijë”
15-vjecarja tregon më shumë rreth fëmijës dhe frikës që e shoqëron cdo ditë. Ajo nuk qendron asnje moment vetem apo larg shtepise.
“Po ndjehem dhe e kërcënuar dhe familjarët e tij natë për natë këtu i ke”.
Vetëm pak ditë më parë u vërtetua atësia e fëmijës nga analizat e ADN ku 55-vjecari Ligor Biba rezulton babai i fëmijës së ardhur në jetë. Fëmija i cili i përket gjinisë mashkullore është dërguar në jetimore kurse problemet mes dy familjeve vazhdojnë, ndërkohë që pritet përfundimi i procesit gjyqësor. /abcnews.al