Kjo verë pritet të jetë shumë e nxehtë për sa i përket transferimeve të lojtarëve dhe agjenti Mino Raiola ka vendosur të zbulojë një dëshirë të tij. Italiani ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “Marca” dhe flet për lojtarët e tij dhe marëdhënien e shkëlqyer që ka me drejtuesit e Real Madrid.
“Kam një marëdhënie shumë të mirë me klubin madrilen. Shpresoj që një ditë të sjell një kampion në Madrid. Për momentin kam Areolën, por në huazim. Këtë verë shpresoj që të transferoj një kampion, pasi për të gjithë lojtarët e mi do të jetë një privilegj të veshësh fanellën e një klubi si Reali”, tregon Raiola.
Ndërkohë mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka disa kohë që flitet që do të largohet nga Anglia dhe Raiola është pyetur nëse është ai emri që do të trasnferohet në Madrid. “Paul po kalon një moment të vështirë, por ju siguroj se ai është i përqendruar tek United.
Objektivi i tij është të dërgoj Manchesterin në Champions. Nuk e di çfarë i ka rezervuar e ardhmja Paulit”, deklaron Mino, duke mos treguar asgjë më shumë për francezin.
“Haaland? Ai është një diamant, një lojtar shumë i mirë dhe është një kënaqësi ta shikoj në çdo ndeshje teksa rritet. Asnjë nuk besonte se do të kishte sukses në Bundeslligë, por ai tregoi se nuk ishte një problem për të.
Ka akoma shumë për të mësuar dhe mendoj se më e mira për të është që të mos largohet nga Dortmundi këtë verë”, përfundon agjenti i njohur, Mino Raiola. /abcnews.al