Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pogaçar nuk ka rivalë/ Kampioni nga Sllovenia merr Fanelën e Verdhë në “Tour”

schedule13:01 - 7 Korrik, 2026

schedule 13:01 - 7 Korrik, 2026

Duelin e madh do ta kenë në 9 korrik. Tadej Pogaçar dhe Jonas Vingegard pritet të luftojnë flakë për flakë në këtë Tur të Francës, ndonëse çiklisti nga Sllovenia duket se ka një marsh më shumë.

Këtë e tregoi në etapën e tretë, ndërsa karvani i klasikes më të madhe të botës në këtë sport nisi kapërcimin e Pirenejve, duke kaluar nga Katalonja, pra nga Spanja, në Francë.

Pogaçar, kampioni në fuqi i Turit, i tregoi edhe një herë kredencialet e tij, në itinerarin prej 196 kilometrash nga Granojers në Les Anglë, që përfundoi me një ngjitje prej 1600 metrash dhe me pjesërrësi jo edhe aq të pamundur, 6 për qind.



Slloveni u ndihmua nga skuadra, dhe sidomos nga krahu i tij i djathtë, Del Toro, meksikani që mori dhuratë fitoren e një etape nga kapiteni një ditë më parë.

Çiklisti 27-vjeçar priti momentin e duhur për të sulmuar rreth 300 metra përpara cakut, duke mos I lënë shumë shanse Vingegardit, dhe as rivalit tjetër, Remko Evenëpël.

Gjithsesi, epërsia ndaj danezit ishte vetëm 2 sekonda, plus edhe bonuese të marrë nga fitorja dhe tani dy gjigandët janë me të njëjtën kohë.

Pogaçar mori Fanelën e Verdhë sepse ka pozicionim më të mirë në renditjen e çdo etape, dhe sepse ka edhe Fanelën e Blertë të liderit me pikë, si dhe fanelën e liderit në renditjen ekipore.

Siç e thamë, dueli i jashtëzakonshëm pritet në majën mitike në Kol dë Turmaje, mbi 17 kilometra me pjesërri ngjitjeje mesatare 7.3 për qind. Pra, do të vazhdojë beteja e Pirenejve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!