Poezia shqipe në amfiteatrin e Kishës së Shën Eufemisë në Lezhë

schedule13:47 - 21 Maj, 2019

schedule 13:47 - 21 Maj, 2019

Klubi letrar “Ndoc Gjetja” ka organizuar edicionin e dytë të konkursit kombëtar të poezisë shqipe. Për poezitë më të mira juria u dha çmimin  ‘’Fjollë dashnie’’ autorëve të rinj Festim Avdylit, Arti Lushit dhe Esma Dodaj.

Poezia shqipe u mblodh në amfiteatrin e Kishës së Shën Eufemisë në Kallmet të Lezhës për konkursin kombëtar Fjollë Dashnie.

Edicioni i dytë i këtij kompetecioni që organizohet nga Klubi Letrar Ndoc Gjetja në Lezhë solli poetë nga e gjithë hapësira shqiptare.

Rëndësi i është dhënë më se shumti autorëve të rinj, 23 prej të cilëve u prezantuan me poezitë më të mira.

Nuk mbeten jashtë vëmendjes edhe poetët që tashmë kanë bërë një emër në këtë gjini. Drejtuesi i klubit letrar “Ndoc Gjetja” Viktor Gjikolaj tha se “Fjollë Dashnie” i paraprin eventeve letrare që do të organizohen gjatë këtij viti deri në ditëlindjen e poetit mbarëkombëtar Gjergj Fishta.

Të ardhur nga qytete të ndryshme shqipfolëse poetët e pranishëm e vlerësuan maksimalisht këtë aktivitet letrar që sipas tyre në fund të këtij konkursi fitoi poezia.

Për poezitë më të mira juria u akordoi Çmimin  ‘’Fjollë dashnie’’ autorëve të rinj Festim Avdyli, Arti Lushi dhe Esma Dodaj. Takimi poetik synon të promovojë traditën letrare si dhe të dëshmojë se Lezha vijon të jetë muzë për poetët e rinj. /ABC News Albania 24/7