Poeti në “Provokacija”: Më frymëzon natyra dhe origjina ime

schedule22:47 - 14 Korrik, 2020

schedule 22:47 - 14 Korrik, 2020

Në studion e “Provokacija”, ishte i ftuar poeti Bardhyl Maliqi. Mes të tjerash ai rrëfeu se është origjina e tij dhe natyra që e frymëzojnë për të sjellë poezi të veçanta.

Një nxënësja ime më tha po të ishe në Francë, do ishe poet i famshëm. I thashë atë nuk e dimë, sepse do të më mungonte lënda bazë. Dhe lënda bazë, është Konispoli, Çamëria, Saranda. Pra është origjina ime. Dhe pa këtë origjinë unë nuk e di sa çfarë do sillja. Poezia nuk është lojë fjalësh. Ka pasur rrethana. Nëse unë do të vija të jetoja në Tiranë të tjerët dot mbeteshin pa u shkolluar. Poezi kam shkruar gjithmonë, që në shkollë.

Më shumë se poetët fillimisht më ka frymëzuar natyra. Është aq e larmishme në të gjitha stinët sa është pamundur të mos fitosh impresiono prej saj. Pastaj leximet. Kam lexuar jo pak edhe libra shkencorë”, u shpreh ai.

Gjatë bashkëbisedimit, Maliqi foli edhe për debatin e testit të letërsisë. Sipas tij kritikat ishin të tepërta.

Për testin e letërsisë, unë gjykoj se pretendimi ishte i tepruar. Kritikat ishin të tepërta. Ndonjë pyetje edhe mund të shmangej. Por unë testova zgjidhjen te disa nxënës dhe vërejta se ishin gabime të tyre jo të formulimit të tekstit. A ata që kërkojnë 10 me çdo kusht e kanë të vështirë për të kuptuar. Rendin pas notave fiktive. S’kemi hequr dorë prej disa nga zakonet tona”, u shpreh ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!