Pochettino: Ta harrojmë fitoren 4-1! Neymar? Keqardhje, bëri të pamundurën

schedule16:56 - 9 Mars, 2021

schedule 16:56 - 9 Mars, 2021

PSG dhe Barcelona janë gati për duelin e radhës mes tyre. Nesër në mbrëmje luhet sfida e dytë e raundit të 1/8-ve të Champions League, me kampionët e Francës që janë shumë afër kalimit në çerekfinale, pasi kanë fituar 1-4 përballjen e luajtur në “Camp Nou”.

Mauricio Pochettino flet rreth ndeshjes me skuadrën katalanase, që nuk ka asgjë për të humbur dhe do të tentojë përmbysjen e madhe. Trajneri i PSG-së ndalet edhe te gjendja e lojtarëve të tij, teksa jep një koment edhe rreth rinovimit të Kylian Mbappe.

Duhet të jemi shumë të përqendruar kundër Barcelonës. Ta harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë, duhet të zbresim në fushë dhe të mendojmë sikur ka dalë 0-0 takimi i parë. Të shfrytëzojmë formën tonë, duhet përqendrim maksimal prej minutës së parë.

Mbappe? Klubi po merret prej kohësh me rinovimin e Kylian, rëndësi ka që të dy palët të bien dakord në fund. Si lojtari dhe drejtuesit e klubit, për momentin,  janë të përqendruar në arritjen e objektivave që i kemi vendosur vetes.

Florenzi? Ai është mirë dhe është grumbulluar për takimin e ditës së nesërme. Nuk e kam vendosur akoma nëse do të jetë titullar. Alessandro është stërvitur mirë, të shohim nesër nëse do të aktivizohet nga fillimi apo jo.

Neymar do të mungojë, nuk mund të luajë për momentin, ky është realiteti. Ai tentoi deri në fund, nuk donte ta humbiste këtë ndeshje. Na vjen keq, pasi ishte shumë i motivuar për të ndihmuar shokët e skuadrës“, përfundoi trajneri argjentinas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!