Trajneri i mundshëm i Chelseat, Mauricio Pochettino tashmë po përfshihet në planifikimin e transferimeve të klubi dhe njëri nga dëshirat e tij është mesfushori i Barcelonës, Gavi.
Blutë kanë shpenzuar shuma rekord për lojtarët që nga marrja e pronësisë së klubit nga Todd Boehly.
Megjithatë, ata nuk po ndalen, pasi po lidhen me një mori emrash kryesorë për transferime të reja gjatë verës, duke i plotësuar kërkesat Pochettinos.
Sipas gazetës “Sport” në Spanjë, Pochettino do të ishte gati të miratonte ardhjen e mundshme të mesfushorit të Barcelonës, Gavi. Mesfushori qendror është xhevahiri i ri i Barçës, por ka çështje që lidhen me ligjshmërinë e një zgjatjeje kontrate që ai nënshkroi kohët e fundit.
Nëse Gavi është dikush që Barça nuk mund ta regjistrojë, atëherë ai mund të jetë i disponueshëm falas, në të cilin rast Chelsea do të hyjë për të siguruar nënshkrimin e tij./ h.ll/abcnews.al