PSG siguroi një fitore të madhe në mesjavë në Champions League. Nënkampionët e këtij kompeticioni mposhtën 1-4 Barcelonën në “Campo Nou” dhe janë shumë afër kualifikimit në çerekfinale.
Entuziazmi i madh nuk i shërbeu ekipit të Pochettinos mbrëmjen e kaluar përballë Monacos, takim që e humbi 0-2 në fushën e vet. Katër ekipet po garojnë në Ligue 1 për të rrëzuar PSG-në nga froni, teksa trajneri Pochettino nuk arrin ta pranojë këtë disfatë.
“Pësuam gol shumë shpejt dhe nuk ia dolëm të krijojmë raste për gol. Nuk u treguam mjaftueshëm të aftë, ky është shkaku pse e humbëm ndeshjen. Monaco krijoi dy raste dhe na shënoi dy gola. Ishim më mirë në qarkullimin e topit.
Dominuam për 75 minuta, por nuk ia dolëm të gjenim një mënyrë për të thyer mbrojtjen e tyre. Monaco u mbrojt shumë mirë, kështu që komplimente atyre. Duhet të punojmë fort për të reaguar“, deklaroi Pochettino për Psg.fr. /abcnews.al