Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, mund të rikthehet në skuadër verën e ardhshme. Sipas gazetarit Ben Jacobs, Spurs po mendojnë të rikthejnë argjentinasin nëse trajneri aktual Antonio Conte nuk rinovon kontratën e tij që skadon.
Kujtojmë se ish-trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ishte i lidhur më parë me Tottenham. Megjithatë, burimi thotë se gjermani nuk është një kandidat prioritar për drejtimin e Spurs.
Pochettino dikur udhëhoqi Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve, ku skuadra humbi në finale nga Liverpool në 2019. Argjentinasi ka përfunduar katër herë me Spurs zonën Champions në Premier League. /G.D abcnews.al/