Brest është kundërshtari i radhës i PSG-së në kampionat. Skuadra e Pochettinos luan në transfertë nesër në mbrëmje (21:00), ndërsa trajneri argjentinas prek disa tema në konferencën për shtypin.
“Nuk kemi marrë ende një vendim nëse Messi do të jetë pjesë e skuadrës për takimin ndaj Brest. Po vlerësojmë situatën, do vendosim shumë shpejt.
Di të them që Leo është përshtatur për mrekulli dhe ka sjellë energji pozitive te PSG, të gjithë e dallojnë dhe ndjejnë një gjë të tillë.
Mbappe? Kylian po punon fort, ai është shumë i motivuar. Ai është një futbollist i PSG-në, unë e shoh me fanellën tonë edhe këtë sezon“.
Në fund një koment për Gigio Donnarumma. “Mund të grumbullohet, por ka edhe 24 orë deri sa të nisë ndeshja. Nëse ndodh, ai mund të luajë.
Jemi të kënaqur me mënyrën se si Gigio po integrohet me grupin, kontributi i tij tashmë është i dukshëm dhe ai është plot energji“, deklaroi Pochettino. /abcnews.al