Lionel Messi ishte nga minuta e parë dje në fushë ndaj Lyon, por trajneri Pochettino vendosi ta zëvendësojë në minutën e 76, çka prodhoi edhe pakënaqësinë e dukshme të “Pleshtit” kundrejt trajnerit.
Të gjithë e panë fytyrën e mërzitur të Messit në stol dhe pas ndeshjes trajneri iu përgjigj gazetarëve përse e nxori argjentinasin nga loja. Ai tha se gjithçka u bë që Messi të mos pësonte një dëmtim, pasi kishte dhimbje në njërën prej këmbëve të tij.
? Lionel Messi ?? a reçu une béquille au-dessus du genou gauche. Pochettino a décidé de le sortir par précaution.
Il boitait ce lundi matin et a passé la séance aux soins. À voir l'évolution de sa douleur ce mardi pour savoir s'il peut s'entrainer.
(L'EQUIPE)
— Hadrien Grenier (@hadrien_grenier) September 20, 2021
Dhe sot u tregua se Pochettino kishte të drejtë. Nga Franca bëjnë me dije se Messi sot është parë duke çaluar në stërvitje. Ai e ka kaluar stërvitjen e sotme duke u konsultuar dhe bërë terapi me mjekët. Nesër do kryhen teste të hollësishme për të mësuar më shumë për dëmtimin e Messit. /abcnews.al