“Po zgjati edhe 1 orë, po vdesim”, qytetarët e bllokuar në aksin Milot-Lezhë apel për ndihmë

schedule21:01 - 13 Shkurt, 2021

schedule 21:01 - 13 Shkurt, 2021

Autostrada Lezhe – Milot është bllokuar tërësisht për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të borës. Vargu i makinave ka mbetur i bllokuar ndërsa qytetarët bëjnë apel për ndërhyrje pasi situata duket kritike.

Një qytetar i bllokuar në automjet i bën thirrje policisë që t’u përgjigjet telefonatave, ndërsa shton se nëse nuk ndërhyet, “njerëzit këtu po vdesin.”

Thirrja e qytetarit:

“Kemi dy orë në Zajmen të Lezhës. I biem policisë, i biem emergjencës, askush nuk ka përgjigjet. Kena fëmijë, gra, autobusi është plot me pasagjerë…i bllokum në të gjitha mënyrat…Me ba me zgjat edhe një orë këtu njerëzit po vdesin, si është koha e tillë. Kamionat kthy në mes të rrugës, a ka ushtri, a ekziston shteti ynë kund?”

Një tjetër apel është bërë nga një qytetar që mesa duket ndodhet në një mjet të transportit publik ndërqytetas, i cili shprehet se bashkë me 40-50 pasagjerë po kalojnë momente stresti që prej orës 17.00.

Apeli:

“Përshëndetje miq! Shumë kush po i gëzohet borës së rënë, ndërsa unë së bashku me të paktën 40-50 posagjerë burra e gra dhe fëmijë të mitur po përjetojmë momente stresi që prej orës 17.00 në aksin Milot-Lezhë afro 4-5 km nga kryqëzimi i rrugës së kombit. Kërkojmë ndihmë! Lutemi askush të mos marrë përsipër ta keq përdor këtë status.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!