Po zbavitet në Mykonos, motra e Neymar “tërbon” fansat me fotot e postuara

schedule21:15 - 11 Shtator, 2020

schedule 21:15 - 11 Shtator, 2020

Rafaella Santos po kalon pushimet në Mykonos, një ndër ishujt më të famshëm të Greqisë. Motra e Neymar, yllit brazilian të PSG-së, dhe ish e dashura e sulmuesit Gabriel Barbosa, provokon herë pas herë fansat e saj me fotot e nxehta të postuara në “Instagram”.

Bukuroshja latine, e cila ka pranuar hapur kohët e fundit se dëshiron të martohet dhe të birësojë një fëmijë, shfaqet në formë të shkëlqyer fizike. 24-vjeçarja po e shijon në maksimum qëndrimin në ishull dhe të shumta janë foto “hot” që ka postuar brenda një kohe të shkurtër.

Bukuria e saj, format fantastike dhe peizazhet e bukura kanë ndikuar që fansat (numëron mbo 5.5 milion) të shpërthejnë në pëlqime dhe komente plot elozhe. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!