Po vrasin të pafajshëm, Trump: Moska, Damasku dhe Teherani të ndalojnë masakrën në Idlib

schedule07:19 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 07:19 - 27 Dhjetor, 2019

Presidenti amerikan, Donald Trump i bën thirrje Moskës, Damaskut dhe Teheranit të ndërpresin vrasjen e civilëve në provincën e Idlibit, në veri perëndim të Sirisë.

Këto forca në provincën e Idlibit kanë intensifikuar bombardimet që prej mesit të muajit dhjetor.

“Rusia, Siria dhe Irani po vrasin mijëra civilë të pafajshëm në provincën e Idlebit. Mos e bëni më!”, shkruan në “Twiter” presidenti amerikan, Donald Trump.

Gjithashtu ai ka përshëndetur Turqinë që po punon për të ndaluar këtë masakër. Që prej 16 dhjetorit, forcat e presidentit sirian, Bachar al-Assad, të mbështetura nga aviacioni rus, kanë intensifikuar bombardimet në këtë rajon dhe luftimet e ashpra tokësore mes xhihadistëve dhe rebelëve, pavarësisht një armëpushimi të njoftuar në gusht.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) theksoi se Damasku ka rimarrë mbi dyzet fshatra. Ndërkohë rreth 80 civilë janë vrarë në kuadër të këtij përshkallëzimi të ri dhe dhjetëra mijëra persona janë shpërngulur nga luftimet e ditëve të fundit duke u larguar shpesh drejt kufirit verior me Turqinë. Ankaraja njoftoi dy ditë më parë se kishte zhvilluar bisedime me Moskën për të arritur një armëpushim në Idleb duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!