Krahas ndërtimit të banesave të reja për banorët e prekur nga tërmeti si edhe koronavirusit, Rama dha edhe një mesazh të fortë për vartësit e tij nga Shijaku.
Teksa fliste për ndjekjen e ecurisë së punimeve për rindërtimin nga tërmeti, Rama iu është referuar kryesocialistit të Shijakut Elton Arbana duke e paralajmëruar në mnënyrë drejtpërdrejtë.
“Që ta kuptoni që këto nuk janë llafe, meqë u takuam nuk do i thosha në rast se vërtet nuk do ishin krejtësisht të vërteta. Kjo s’ka lidhje me asgjë tjetër veçse me një të vërtetë që duhet ta ndajmë, kjo s’do me thënë që ju s’duhet të jeni vigjilentë, se janë të rinj ketë, zgjaten përpara kohe nëse i tërheq era nga lart, në dorë e kemi, se po u zgjat para kohe i bëjmë një krasitje por mendoj që ky nuk është nga ata që i merr balona lart”, tha Rama për Arbanën.
Rama vlerësoi punën e kryebashkiakëve për rindërtimin duke vlerësuar kreun e bashkisë së Shijakut.
“Kur ju them nuk do njihni qytetin tuaj, nuk e ekzagjëroj. Të gjitha këto fjalë do duhet të vërtetohen përpara zgjedhjeve.
Të jesh dy metra e të flasësh me premtime eshte me e veshtire se të shkurtrit edhe rrenjë edhe fshihen, kurse të gjatët e kanë të vështirë të fshihen. Këtu do jemi prapë, unë do vij vetë ti shoh kantieret por nuk e kam pritur që kryetari juaj i bashkisë të jetë kaq vërtet kaq i përkushtuar dhe kaq i zoti në punë.
Kjo punë që i ra kryetareve te bashkive ne zonen e termetit është shumë e vështire se është si me të ra tamam shtëpia mbi kokë, janë shumë gjëra për tu bërë, koordinuar, nuk është se ne shqiptarët shkëlqejmë kur vjen puna për të bashkëpunuar me njëri tjetrin në administratë por realisht jam shumë i surprizuar nga korrektesa dhe respektimi i të gjitha afateve”, tha Rama.