Një 27-vjeçar është arrestuar në Koplik në kuadër të operacionit policor të koduar “Tranziti”.
27-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me automjet, 6 emigrantë të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.
Ai i transportonte emigrantët me automjet, kundrejt pagesës 650 euro për person.
6 emigrantët nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, u proceduan penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sekuestrohen automjeti dhe celulari i 27-vjeçarit./abcnews.al


