Një 16-vjeçar me iniciale A.S. është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij me dy mbiemra I. T(M). Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të transportojnë 5 emigrantë të paligjshëm nga Tirana drejt Kukësit me qëllim kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale A. S, 16 vjeç, banues në Morinë dhe u shpall në kërkim shtetasi I. T(M).
Këta dy shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar për të transportuar 5 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga qyteti i Tiranës në drejtim të Kukësit, me qëllimin final kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian”, thuhet në njoftimin e policisë. m.v/Abcnews.al