Po trafikonin armë zjarri në Sarandë, arrestohen dy persona. Një prej tyre efektiv zjarrfikës

schedule16:35 - 13 Shtator, 2024

schedule 16:35 - 13 Shtator, 2024

Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Knock Out 7”, duke parandaruar ngjarje të rënda kriminale që mund të kryheshin me armë zjarri.

Pas lokalizimit dhe prangosjes së këtyre shtetasve në aksin rrugor “Sarandë-Skërficë”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues një 24-vjeçar dhe pasagjer 23-vjeçar, cili rezulton edhe i punësuar në stacionin zjarrfikës Këlcyrë, sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock” dhe 150 fishekë luftarak.

Së bashku me armët dhe municionin luftarak, shërbimet sekuestruan një shumë prej 250 eurosh si dhe automjetin tip “Nissan”.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po i transportonin armët me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Sarandës.

Ata akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!