Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Greqi, ku një avion zjarrfikës Canadair ka rënë në një luginë teksa po punonte për zjarrin në zonën e Platanistos në Karystos.
Mediat greke shkruajnë se në vendin e rënies së avionit, tani po fluturon një helikopter mbi vendin e rënies për të parë situatën.
Zona ku ka humbur komunikimi me Canadair është e vështirë dhe tashmë ka nisur kërkimi për gjetjen e tij.
Sipas informacioneve në avion ndodheshin dy persona dhe i përkiste Skuadronit 355 Taktik të Transportit.
Rënia është regjistruar në një video të bërë publike nga ERT./abcnews.al