Po “shkëlqen” tek “Aspirinat”, Xabi Alonso në “shënjestrën” e “gjigantëve” të Evropës

schedule17:56 - 13 Shkurt, 2024

schedule 17:56 - 13 Shkurt, 2024

Futbolli ka qenë gjithmonë “biznes familjar”. I lundur në një familje ku babai ishte futbollist dhe më pas trajner, Xabi Alonso vendosi të ndjekë të njëjtën rrugë. Karrierën e tij si lojtar do ta “ëndërronin” të gjithë. Nga “Baskët” e Real Socidedad, te “Të Kuqtë” e Liverpool, më pas te “Galaktikët” e Real Madrid dhe “Bavarezët” e Bayern Munich.

Me këto skuadra fitoi gjithçka të mundshme, në kampionatet lokalë dhe Champions në Evropë e pasi la futbollin e luajtuar, nga ku doli i pajisur me klas dhe njohuri të mëdha për këtë lojë, si fillim për rolin që kishte në fushë dhe sidomos i stërvitur nga emrat e mëdhenj të trajningut si Rafael Benitez, Jose Murinho, Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola, Alonso nisi karrierën e tij si trajner.

Në fillim në skuadrat e moshave të Real Madrid dhe Real Sociedad, derisa “Aspirinat” e Bayer Leverkusen  besuan pankinën e ekipit të parë, zgjedhje kjo jo pak e rrezikshme, por që rezultoi fantastike, teksa me skuadrën gjermane, Alonso ka arritur të tejkalojë çdo pritshmëri edhe për tifozin më optimist.

Leverkusen është kthyer në “gjigant” të futbollit evropian, me “Aspirinat”, që kryesojnë kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga dhe vazhdojnë rrugën në Europa Ligë, mirëpo jo vetëm kaq, pasi po mrekullojnë tifozët me “magjinë” e tij, ku fitorja e fundit 3-0 ndaj, rivalëve direkt për titull, Bayern Munich zhvilluan një tjetër shfaqe futbolli, taktikash dhe skemash.

Jo më kot, klubet më të mëdha të Evropës janë vendosur në radhë për të marrë shërbimet e trajnerit “bask”. Në krye janë “gjigantët” angleze të Liverpool dhe “Katalanasit” e Barcelona, që në fund të sezonit do të kenë pankinat bosh, e nëse arrin të triumfojë në Bundesliga, Xabi Alonso pritet të bëjë kapërcimin e madh edhe në karrierën e tij si trajner. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!