Po shkëlqen tek Anderlecht, Bayern Munich kërkon të “blindojë” talentin hollandez

schedule14:00 - 22 Prill, 2023

schedule 14:00 - 22 Prill, 2023

Pas nënshkrimit me “helvetin”, Yann Sommer dhe me rikthimin në fushën e blertë pas dëmtimit në fushën e skive pas Botërorit të Katarit, të Manuel Neuer, duke se porta e “bavarezëve” ruhet mirë ta paktën edhe për 2 ose 3 vite të tjera.

Mirëpo, mosha e madhe e të lartpërmendurve duket është një problem për bordin e “të kuqve”, të cilët tashmë po synojnë të afrojnë një “gardian” të ri për portën e tyre, i cili mund të ofrojë siguri të madhe në të ardhmen.

Sipas mediave belge, në lupën e “bavarezëve” ka rënë portieri i Anderlecht, Bart Verbruggen, i cili ka shkëlqyer këtë sezon më fanellën e belgëve, si në kampionat por edhe në UEFA Conference League, ku me pritjet e tij decisive dërgoi skuadrën deri në fazën çerek-finale të kompeticionit.

“Tulipani” 20-vjeçar cilësohet si një talent i madh në futbollin hollandez duke e futur veten në “listën” e “bavarezëve”, të cilët synojnë të blejnë kartonin e tij, që kushton vetëm 10 milionë euro, në verë dhe ta lënë atë në huazim po tek Anderlecht, për ta sjellë më “të pjekur” në “Allianz Arena”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!