Holanda e ka nisur shumë mirë Euro 2020. Dy fitore në dy ndeshjet e para dhe një nga të paktat skuadra si ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të kompeticionit.
Një nga lojtarët më të dalluar te kombëtarja tulipane është Denzel Dumfries, i cili ia ka dalë të gjejë golin ndaj Ukrainës dhe Austrisë.
25-vjeçari i linjës së djathtë luan me PSV, teksa shumë klube të njohura kanë shprehur interes për shërbimet e tij.
Në lojë është futur edhe Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë kanë nisur bisedimet me Mino Raiolën, agjentin e lojtarit.
Sky Sport shkruan se klauzola e largimit të Dumfries është 15 milion euro, shumë që drejtuesit e klubit bavarez e konsiderojnë të lartë për momentin. /abcnews.al