Barcelona tregoi se nuk arrin të ketë sukses me blerje të lojtarëve të afirmuar në klube të mëdha, por strategjia e duhur është rritja e talenteve dhe me ardhjen e Laportas gjithçka ka nisur nga e para.
Presidenti i riemëruar pas më shumë se një dekade ka nisur punën dhe ka direktuar drejtorët e Barcelonës të përqendrohen në blerjen e të rinjve që po spikasi nëpër Europë.
Një prej tyre është Ryan Gravenberch. 18-vjeçari i Ajax ka arritur të depërtojë në ekipin e parë të “harkëtarëve” dhe të bëjë shumë mirë, aq sa Barça të jetë nën vëmendjen e të mëdhave.
Kështu, katalanasit kanë nisur kontaktet e para me Ajax për holandezin dhe kjo lëvizje ka marrë miratimin e Koeman. Gravenberch vlerëzohet 28 milionë euro. /abcnews.al