Po shkëlqen në Angli, talenti kuqezi bëhet dhe golashënues

schedule19:01 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 19:01 - 16 Dhjetor, 2019

Talenti i Shqipërisë U-19, Armando Dobra, po shkëlqen me skuadrën e moshave të Ipswich U-23. Sulmuesi i djathtë ka disa kohë që është grumbulluar me kombëtaren e moshave kuqezi dhe është në fokusin edhe të Alban Bushit, për t’u grumbulluar me Shpresat U-21.

18 vjeçari është bërë protagonist në takimin mes Ipswich dhe Crystal Palace, pasi ka shënuar një nga golat në atë fitore 2-1 të skuadrës së tij.

Dobra në këtë fillim sezoni bëri hapin e madh nga Ipswich U-18 në ekipin e 23 vjeçarëve, aty ku është edhe në fokusin e trajnerit të skuadrës A të Ipswich. Dobra dhe Broja janë dy shqiptarët që luajnë në kampionatin U-23 anglez dhe të dy futbollistë po bëjnë ndeshje shumë të mira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!