Marcus Thuram është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni në Bundesligë. Sulmuesi francez, djali i ish-mbrojtësit të njohur Lilian Thuram, u transferua te M’Gladbach verën e kaluar.
Deri tani ia ka dalë të shënojë 14 gola me skuadrën gjermane dhe paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e Fiorentinës. La Nazione raporton se klubi nga Firence po kërkon të përforcojë repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.
Thuram është dëshira e madhe e Rocco Commisso, presidentit të Fiorentinës. 22-vjeçari ka luajtur me të gjithë moshat e Francës dhe shpreson të marrë një ftesë nga kombëtarja e madhe.
Fiorentina po përgatit një ofertë për M’Gladbach dhe Thuram mund të kalojë në Serie A, kampionat ku shkëlqeu babai i tij me Parmën dhe Juventusin. /abcnews.al