Është shtyrë gjyqi ndaj Fredi Belerit. Mësohet se në fjalën e tij gjatë seancës së zhvilluar Beleri ka hedhur akuza se është bërë shkelje e Kushtetutës.
“Keni shkelur kushtetutën me dëshmitarin Arsen Rama. Keni ndikuar ju si kryesues. Pse u bë seanca me dyer të mbyllura. Ajo që i ka ndodhur me automjetin nuk do të thotë se i rrezikohet jeta. Dëmtimi i automjetit është bërë nga persona të tjerë që nuk kanë lidhje me mua. Në seancën e kaluar prokuroria nuk u shqetësua që dëshmitari gënjeu. Arsen Rama nuk ka mundësuar që ne të pyesim e të marrim përgjigje të sakta. Ju si kryesues nuk keni mbajtur qëndrim të drejtë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Arsen Rama”, mësohet të ketë thënë Beleri.
Nga ana e tij gjyqtari Erion Çela ka thënë se Avdyl Rama rezulton të ektë dalë jasht shtetit me datë 27/11/2023. “Konstatohet se prezent në sallë sallë janë dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja”, është shprehur gjyqtari.
Ndërsa prokurorja Dorina Bejko është shprehur: “Në Tims Avdyl Rama rezulton se ka dalë jashtë shtetit me datë 27/11/2023. Konstatohet se prezent në sallë sallë janë dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja”.
Të dyja palët, edhe SPAK edhe avokatet e Belerit i kërkojnë gjykatës të vijojnë kërkimet për Avdyl Ramën.
Ky i fundit është vëllai i Arsen Ramës bashkëpunëtorit të drejtësisë. Avdyli u thirr në proces për shkak se u përmend në gjykatë për shkak të polemikave që janë krijuar rreth deklarime të përfulura mediatike të tij.
Nga ana e tij, avokati i Belerit solli dhe indicie në gjykatë ku deklaroi se Avdyl Rama ka deklaruar një adresë banimi në “lagjen e re” në Vlorë, dhe publikon foto në rrjetet sociale sipas tij, nga ky qytet.
/abcnews.al/