Një gazetare e BBC-së po bën xhiron e rrjetit, pasi gjatë raportimit të saj ajo është penguar nga vajza e saj e vogël.
Anna Holligan që është korrespondente në Hagë të Holandës, ka shpërndarë një video ku tenton të raportoj gjatë transmetimit live.
Gjatë videos së shkurtër, Anna dëgjohet duke i kërkuar vajzës së saj Zena të shtrihet në karrocë me qëllim që të mos duket nga kamera.
“Zemër, shtrihu dhe bisedo me Elsan, nuk do të zgjasë shumë”, i thotë gazetarja të voglës së saj.
Por 4-vjeçarja ishte e vendosur që të fitojë vazhdimisht vëmendjen e saj, duke e thirrur: “Mami, mami”./abcnews.al