Po qendrontë në ballkon dhe përfundoi kështu

schedule15:38 - 31 Gusht, 2020

schedule 15:38 - 31 Gusht, 2020

Një 5 vjeçare me banim në Izmir të Turqisë doli për të qendruar në ballkonin e apartamentit të saj, por një e shtrënë çifteje në rrugë i shkaktoi asaj dëme të ëmdha në fytyrë dhe trup.

Siç raportojnë mediat turke, ngjarja ndodhi në lagjen Odemis të Izmirit, teksa në rrugë ishin duke kaluar një numër i madh makinash duke festuar synetllikun e një vogëlushi.

Gjatë festës, të pranishmit qëlluan në ajër me çifte duke plagosur 5-vjeçaren Neriman Bulut, shkruan abcnews.al.

Të shtënat me armë gjatë dasmave apo festave të ngjashme janë normale në Turqi duke shkaktuar në jo pak raste të vdekur apo të plagosur. /abcnews.al