“Po punonte në parcelën e tij”, detaje nga vrasja në Lezhë (Video)

schedule09:14 - 19 Qershor, 2019

schedule 09:14 - 19 Qershor, 2019

Një person mbeti i vdekur në Merqi të Lezhës këtë të mërkurë. Viktima është Gjin Marku. Siç raporton edhe gazetari i ABC News në Lezhë, Gjergj Figuri, në momentin e krimit, Marku ishte duke punuar në parcelën e tij, mes arave në afërsi të fshatit Merqi. Deri më tani nuk dihen motivet apo se çfarë ka ndodhur mes autorit dhe viktimës.

“Ngjarja ka ndodhur në mes të arave në afërsi të fshatit Merqi dhe në fakt duket se viktima ka qenë duke punuar në parcelën e tij, kur edhe është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i vdekur në vend. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes viktimës dhe autorit apo motiveve që kanë dërguar autorin drejt kryerjes së këtij krimi. Tashmë policia është vënë në kërkim të autorit për të bërë të mundur arrestimin e tij”, raportoi nga Lezha gazetari Gjergj Figuri.

Për krimin e rëndë policia ka identifikuar edhe autorin dhe është vënë në kërkim të tij. Ai është Tonin Gjini nga fshati Kashnjet i Lezhës dhe është mik i familjes së viktimës. Ai dyshohet se është fshehur në zonën e thellë të Kashnjetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!