Po punonin pa letra, arrestohen 5 shqiptarë në Zvicër

schedule17:54 - 29 Mars, 2023

schedule 17:54 - 29 Mars, 2023

ZVICËR- Në mëngjesin e të martës, 28 mars 2023, gjashtë punëtorë “pa letra” janë arrestuar në një kantier të madh ndërtimi në Rorschach të Kantonit St. Gallen.  Pak pas orës 8 të mëngjesit, në kantierin në fjalë janë kontrolluar të gjithë të pranishmit, gjashtë prej të cilëve nuk kanë mundur të dëshmojnë leje pune.

Punonjësit klandestinë, një boshnjak, dy shtetas të Shqipërisë dhe tre të Kosovës, janë arrestuar nga policia e kantonit St.Gallen. Personat nga mosha 25 deri në 52 vjeç dhe punëdhënësit e tyre do të raportohen te prokurori publik i kantonit St.Gallen. Masat ndaj tyre do të shqyrtohen në përputhje me ligjin për të huajt, edhe nga zyra përgjegjëse e migracionit, shkruan polizei-schweiz.ch.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë kontrolluar edhe katër shtetas bullgarë të cilët nuk ishin regjistruar siç duhet në procedurën e regjistrimit, përcjell albinfo.ch. Punëdhënësit e tyre po ashtu raportohen në zyrën e prokurorit publik të kantonit St.Gallen.

Gjatë kontrollimit, ishin angazhuar sisa punonjës të policisë së kantonit St.Gallen dhe një punonjës i Zyrës për Ekonomi dhe Punë të kantonit St.Gallen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!