“Po protestojmë për gjëra të mira, për dashuri”, në prag të 8 marsit të moshuarit e Beratit protestojnë ndryshe

schedule19:13 - 6 Mars, 2020

schedule 19:13 - 6 Mars, 2020

Në prag të 8 marsit një grup të moshuarish dhe persona në nevojë janë bërë bashkë kundër dhunës ndaj grave. Me pankarta në duar ata kanë marshuar përgjatë bulevardit të Beratit dhe kanë dhënë mesazhe sensibilizuese.

Pjesa më e madhe e tyre ju drejtuan qeverisë, ku kërkojnë përmirësim të situatës ekonomike të grave.

‘Të mbrojmë gruan, se shumë burra i masakrojnë gratë. Ti rrisin pensionin moshës së tretë se vetëm po tallen. Kemi punuar 40-50 vjet”.

“Po protestojmë për gjëra të mira, për dashuri. Duam edhe nga shteti favorizim, të na ndihmojë një çikë, me ngritje pensioni”.

Një prej të moshuarve prej naivitetit apo për shkak të edukimit ka një koncept krejt ndryshe për mënyrën si ndalet dhuna.

“Burrat i mbrojnë gratë, por po nuk patën të ardhura do i rrahin nga e keqja ata”.

Ky grup qytetarësh është ndër më të varfërit në Berat dhe ushqehen me vakte falas në qendrën sociale të qytetit. Ndaj dhe kjo protestë mund të quhet e veçantë për shkak se ata harruan për pak hallet e tyre dhe kanë dalë në rrugë për një kauz të madhe, atë të parandalimit të dhunës kundër grave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!